HISTORIA JONË

Ne jemi kompani që traditën 40 vjeçare të punës, e kemi aktivizuar jo vetëm në tregun kosovar, por edhe në rajon e më gjërë, ku edhe vende si Gjermania e Zvicra bëjnë pjesë. Fabrika jonë është e ndërtuar në një hapësirë prej 1 mijë metra katrorë, prej së cilës gjysma është ambient i mbyllur, ku edhe është hapësira për prodhim.

Sot, ne po vazhdojmë të shtojmë elemente të reja në biznesin tonë, duke shtuar paisjet shtëpiake, ato të zyres, dekorative, hoteliere, etj. Ndër elementet parësore për ne shquhen të jenë marrëdhëniet me klientë, besimi i ndërsjellë para dhe pas realizimit dhe blerjes së asaj që Ju kërkoni.

Njëra ndër pikat që e bën Cazazzin të veçantë, është shpejtësia e realizimit të porosisë suaj me teknologjinë.

MISIONI YNË

Kompania jonë është kompani me përvojë të madhe, që kap 40 vjet shërbim në këtë fushë. Ne bëjmë çdo punim për të cilin keni nevojë ju në shtëpi. Jemi ndër më të njohurit në treg për saktësi dhe seriozitet.
Cazazzi është kompani që synon ngritjen në tregun rajonal dhe më gjërë, pasi që shërbimet tona i kemi bërë edhe në shtetet evropiane si Zvicra e Gjermania.

Ne jemi këtu, për të qenë opcion i juaji në zgjidhje të orendive të ndryshme shtëpiake. Stafi jonë i gjërë dhe hapësira jonë e punës, bëjnë që Cazazzi të jetë gjithmonë i shpejtë në realizimin e kërkesave tuaja. Përafrimi profesional në secilën kërkesë të klientit, ngritje të vazhdueshme të shërbimit dhe cilësisë, ashtu që të shohim rezultatet tona dhe pritjet e klientit në maksimum.

VIZIONI YNË

Vizioni i kompanisë Cazazzi është që të jetë pjesë e pandashme e çdo shtëpie. Me këtë dëshirojmë të tregojmë se sa serioz jemi në punën tonë dhe qëndrimin gati për secilin klient.

Me ekipin e specializuar për punë, ne do t'ju ofrojmë ta keni në shtëpi atë që kërkoni. Ju do të ndaheni tepër të kënaqur nga puna jonë. Puna jonë e kujdesshme dhe profesionale do t'i lë të befasuar edhe mysafirët në shtëpinë tuaj.

Qëllimi ynë është përparimi në rrugët e cilësisë që ta bëjmë Cazazzin emër më të besueshëm në tregun rajonal.